Fifi, mbretëresha e sherreve! Përse zihet me të gjithë këngëtarja?
Filloreta Raçi ose siç e njohim të gjithë si Fifi, është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në show biz-in shqiptar, kjo për shkak se shpesh bëhet pjesë e sherreve me personazhe të njohur, madje edhe me ata që të cilët dikur i ka pasur miq.
Pas këngës “Big Booty” në bashkëpunim me Çiljetën, këngë e cila i dha edhe emër Fifit në muzikë, miqësia e dy këngëtarëve Fifi dhe Çiljeta do të prishej.
Fifi nuk i dha pikë Çiljetës në “Kënga Magjike”, fakt i cili ndezi shkëndijën e prishjes së miqësisë mes dy emrave të muzikës.
Teksti i këngës “Habibi” në bashkëpunim me Lamar u komentua shumë pasi Fifi i drejtohej Taynës dhe Rinës haptazi. “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, shprehej Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë.
“E keni flliq krejt t’u bo bordell, o ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”, është edhe kjo një pjesë e tekstit të këngës që u kometua shumë.
Kështu, Fifit iu shtuan dy arkime të reja!
Në Tetor të vitit të kaluar debati i saj me Anna Likën ndezi mediat në mbarë vendin.
Anna Lika, në një intervistë të dhënë për mua, krahasoi Fifin me një fuçi me uthull, balenë e jo vetëm. Anna shtoi se nuk kishte asgjë me Fifin por nuk i pëlqente fakti që këngëtarja kapej me të gjithe, ose mos ndoshta diçka e thënë më parë nga Fifi ka prekur Annën dhe solli kete reagim nga ana e saj? Anna gjithë ato fjalë nuk i nxorri nga hiçi. Një shkëndijë do ia ketë dhënë Fifi. Në këtë debat, Fifi nuk “shpërtheu”, pati ja 2 – 3 thumbime të vogla por Annës nuk iu kthye kurrë keq.
Rasti më i fundit i këngëtares teksa është përfshirë në zënkë është ai me Mentor Hazirin, kolegun e saj nga Kosova.
Mentori, në një intervistë të dhënë për “Mirage” u shpreh se Fifin nuk e vlerësoi me pikë tek “Kënga Magjike” sepse sipas tij këngëtarja kishte pasur shumë stonatura dhe Kresha kishte probleme me dëgjimin, referuar këngës së Fifit me Kreshën me titull “Psikopatja jote”.
Kaq u desh nga Mentori që të bënte Fifin që të kalonte më ofendime personale, duke e krahasur Mentorin me një grua që merret me llafe, debat të cilin e keni lexuar lart e poshtë 24- orët e fundit.
Çfarë ka Fifi me show biz-in? Se nuk është as gazetare, se dhe unë nuk i lë mangët këto sherret por me hak, se jam gazetar. Mua më kanë nxjerrë edhe nga studio të shkretin, në mes të programit live, por prap me hak se e do puna. Zbulojmë gjëra që të tjerët nuk i kanë qejf të zbulohen, por Fifi ç’ka?!
Bëj muzikë, se të shkon më shumë se sa replikat si kafe-neve mbushur me të papunë, a të keqen! Ke hite që i këndojmë me shpirt, t’i dimë tekstet përmendësh. Sherret na i lë neve, nejse se ti punë na bën, klikimet i marrim, për këtë të falenderojmë\ Nga Ronaldo Sharka