Lajme

08 October 2018

Fifi për Ronela Hajatin: E kam paragjykuar në pamje, por tani jemi shoqe

Një detaj interesant që artistja ka treguar për fansat në intervistën e fundit të dhënë për “Prive” është njohja me këngëtaren Ronela Hajati.

Fifi tha se vite më parë kur e shihte në televizor dhe dëgjonte për Ronelën nuk mund ta duronte dot, kjo ngase e kishte paragjykuar në pamje, duke e cilësuar si person negativ.

Këngëtarja tha se nuk do ia merrte kurrë mendja që do të bënte shoqëri me të, por që gjithçka kishte ndryshuar në momentin kur ishin takuar, kjo ngase Ronela i kishte lënë shumë përshtypje të mirë, ndërsa e ka quajtur të mrekullueshme kolegen e saj.

Me këtë gjë ajo dha edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për fansat, duke iu thënë atyre që asnjëherë të mos gjykojnë në pamje ashtu siç bëri ajo, pasi gabohen.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com