Fifi “thumbon” kolegët në postimin e fundit
Këngëtarja e njohur Fifi, prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe ka fituar zemrën e publikut.
Fifi së fundmi përmes rrjetit social Instagram ka ndarë një mesazh për gjithë ndjekësit e saj. Nëpërmjet këtij statusi Fifi iu drejtohet kolegëve duke iu thënë që të mos e gënjejnë veten kot për t’u bërë pjesë e tregut muzikor nëse në të vërtetë nuk kanë talent në këtë fushë.
“Kam disa kohë që kam dashur të shkruaja këtë gjë, i erdhi radha si duket… Nanusha nëse nuk e dini 100% që jeni të talentuar edhe që mundeni të çani në industri (përjashtohet fakti nëse babi, mami, daja, xhaxhi ose një kushëri i babit ka njerëz të njohur ose palët në fjalë kanë lekë),mos e gënjeni veten kot, uluni para pasqyrës dhe pyesni veten çfarë, qysh, tek. Më pas jo dy këngë, po dy albume nxirrni”, shkruan Fifi në postimin e saj në Instastory.