Lajme

27 August 2017

Fifth Harmony bën bashkë Bleona Qeretin dhe Stanaj

Duket se Bleona nuk mungon në asnjë festë apo eveniment të përmasave të mëdha në Hollywood dhe këtë gjë e kemi parë shpeshherë nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale.
Së fundmi këngëtarja shqiptare karriera e së cilës është përqëndruar në SHBA është ftuar në inagurimin e albumit të ri të grupit të famshëm britanik “Fifth Hamony”. Por në këtë mbrëmje nuk ka qenë e vetmja shqiptare e ftuar. Këngëtari i ri Albert Stanaj ka qenë po ashtu pjesë e këtij eventi. Të dy ata janë takuar e Bleona ka postuar në profilin e saj një foto krah artistit të cilën e kishte shoqëruar me këto fjalë: “Mbretëresha dhe princi! Krenare për ty, shpirti Stanaj. Mbrëmjen e kaluar”
Në foto shihet me një bluzë transparente, ku duket thuajse gjysmë e zhveshur duke zbuluar gjinjtë, e si gjithmonë duke guxuar me veshjen e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com