Fishekzjarre, qirinj, hedhje në pishinë dhe surpriza pafund për Samanta Karavellan në ditëlindjen e saj
Këngëtarja shqiptare, Samanta Karavella feston sot 28-vjetorin e saj të lindjes. Një festë surprizë buzë një pishine, me qirinj, fishekzjarre dhe atmosferë tepër të këndshme ishin disa nga surprizat që miqtë e saj kishin rezervuar për të në momentin që akrepat e orës shënuan orën 00:00.
Por nuk mbaron këtu pasi pak minuta më vonë Samanta e gjeti veten në pishinë sepse dy prej miqve të saj e hodhën në pishinë me gjithë rroba. Samanta e ka pritur mjaft mirë këtë fakt dhe në videon e publikuar më pas ajo shihet teksa merr poza tejet sensuale kur del nga pishina. Mbetet të presim gjatë ditës se cilat do jenë surprizat dhe befasitë e rradhës për këngëtaren bukuroshe.