Fituesja e Big Brother 4 rrëfen se edhe pse fitoi 100 mijë euro përsëri ishte e mërzitur
Për herë të parë në historinë e formatit Big Brother në vitin 2011 kishte një fituese femër dhe ajo ishte Ermela Mezuraj.
Pak ditë më parë Ermela ishte e ftuar në një nga emisionet e pasdites ku zbuloi se në fakt pas përfundimit të Big Brother kishte kaluar një periudhë vërtetë traumatike dhe që për vite me rradhë nuk e kishte kaluar:
“As vetë nuk e di çfarë ndodhi pas 2011 por di që ndodhi një shëndrrim i madh. Mund të them ishte si një lloj traume për mirë, por ndonjëherë lajmet e mira rëndojnë më shumë se problemet apo fatkeqësitë, sepse kur të bie një hall ke me kë e ndan dhe dikush tjetër të kupton cafrë problemi ke. Si ti shpjegoja njerëzve që kam 100 milionë lekë në bankë, jam shumë e famshme dhe jam shumë e mërzitur për këtë?”- shpjegon ish-banorja e Big Brother, ndërkohë që pranon se e ka përjetuar keq periudhën pas reality-t dhe ju desh të rikuperohej, në mënyrë që të gjente balancat e brendshme të vetes së saj:
“Ishte një proçes i çuditshëm dhe jam e mërzitur me veten sepse nuk e prisja të ndodhte kështu. Njerëzit pyesin “Ku ka qenë Ermela?”. Gjithë këto vite kam qenë në kërkim të vetes. Ajo që kam bërë gabim është se pyesja veten “Po tani, çfarë duan njerëzit nga unë?”, ndërkohë që pyetja që duhet të bëja ishte “Çfarë dua unë nga vetja ime?”. Dhe derisa i dhashë përgjgije kësaj pyetje, unë kam qenë në një lloj tranzicioni për gjithë këto vite.”