Fjalët e para të Eugent Bushpepës pas performancës dhe kualifikimit të tij në Eurovizion
Supervokali i Eugent Bushpepës dhe performanca e jashtëzakonshme e këngës “Mall” bëri të mundur që Shqipëria të mund të kualifikohet në finalen e 12 majit të Eurovision 2018, që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë. Ai arriti të bënte krenar çdo shqiptar dhe prandaj Eugeni vendosi t’ua dedikojë këtë këngë, mbështetësve të tij më të mëdhenj në këtë rrugëtim, bashkëkombësve.
Në konferencën e mbajtur menjëherë pas gjysmë finales, Eugenti tha se përsa kohë që përçon emocione, nuk ka rëndësi nëse këndon në një “club” apo në një skenë gjigante si Eurovizioni.
“Për sa kohë që mund të transmetosh emocione, është e njëjta gjë nëse këndon në një ‘club’ apo para këtij publiku të madh. Ua kushtoj këngën të gjithë njerëzve që unë dua. Kënga flet për mallin që ndjen për njerëzit që i do më së shumti, kështu që ua kushtoj atë të gjithë shqiptarëve”.