Fjalimi ndryshe i Meryl Streep në Golden Globes
Meryl Steep e ka përdorur fjalimin e saj në “Golden Globes” për të thënë disa fjalë kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump. Pavarësisht se nuk ka përmendur emrin e tij, ajo ka rikujtuar momentin kur Trump ka talluar një gazetare me aftësi të kufizuara.
“Nuk ishte ndonjë gjë e mirë por e dha efektin e saj”, ka thënë Streep në fjalimin e saj, i cili ka prekur shumë të pranishëm.
“M’u thye zemra kur e pash, madje akoma nuk mund ta heq nga mendja pasi nuk ishte një film por ishte në jetën reale. Ka të bëjë me personin që do të ulet në vendin më të respektuar të vendit tonë por që imiton një reporter me aftësi të kufizuara, ndërkohë që do të jetë personi më i privilegjuar, më i fuqishëm”.
“Instikti i poshtërimit, i modeluar nga dikush në një pozicion publik, deporton në jetën e çdokujt duke i dhënë mundësi të tjerëve të bëjnë të njëtën gjë”.
“Mosrespektimi nxit mosrespektin, dhuna nxit dhunën. Kur të fuqishmit përdorin pozitën e tyre për të tallur të tjerët, ne të gjithë kemi humbur”.