Lajme

21 May 2018

Fjalimi prekës në nder të Avicci gjatë “Billboard Music Awards”

Ndarja e parakohshme nga jeta e Dj dhe producentit të famshëm Avicii më 20 prill ka prekur shumë njerëz, në veçanti ata që kanë punuar dhe që kanë qenë miqtë e tij në industrinë e muzikës.

Edhe në eventin e rëndësishëm të “Billboard Music Awards” u mbajt një fjalim prekës për të dhe u përçua një mesazh për të gjithë ata që vuajnë nga çrregullimet mendore.

Grupi The Chainsmokers dhe këngëtarja Halsey kanë emocionuar publikun teksa kanë kujtuar muzikën, artin dhe talentin e 28-vjeçarit të ndjerë. Për ta Avicii ishte jo thjesht një mik por një artist që frymëzoi të rinjtë me këngë për shpresën dhe dashurinë dhe që me muzikën e tij do të jetojë përjetësisht.

Ata e mbyllën fjalimin e tyre duke thënë se duhet t’u qëndrojmë pranë miqve tanë dhe të kujdesemi për ta ashtu siç bëjnë vetëm familjarët pasi ata, ashtu si edhe Avicii, mund të kenë probleme për të cilat e kanë të vështirë të flasin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com