Fjolla Morina bën tatuazh gjithë pjesën e barkut!
Ditën e djeshme Fjolla Morina ka ndarë disa video në Instastory ku shfaqet duke kërcyer në një studio muzikore, ku besohet se po punon për projektin e ri muzikor.
E veshur sportive me një komplet tutash, Fjolla nis të kërcejë duke ngritur lart bluzën, ku vumë re dhe tatuazhin e ri në të gjithë pjesën e barkut.
“Kështu kur kallet Kiki. Koha për në studio”, shkruan Fjolla teksa na tregon se po dëfrehet në orën 3:25 të mëngjesit.