Fjolla Morina uron të dashurin për ditëlindje, poston videon krah tij
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është në një lidhje, të cilën ende nuk e ka bërë të ditur për mediat.
I dashuri i saj misterioz duket të mos jetë figurë publike, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja që Morina nuk preferon ta ndajë imazhin e tij me të tjerët.
Megjithatë, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në shoqëri të të dashurit.
Në mbishkrimin e postimit, Fjolla i uron ditëlindjen të dashurit të saj, teksa mbajnë duart të bashkuara.
“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo në video.