Lajme

15 July 2019

Fjoralba Ponari i bën Olti Currit atë që s’ja ka bërë asnjë personazh tjetër!

Pak javë më parë, teksa bukuroshja Fjoralba Ponari bën një lapsus në ekran, Olti Curri shkëput videon dhe e tall keq në Instagram. Shihni videon si më poshtë:

 

 

View this post on Instagram

 

Dy fjale rreth bukurise profesionale…😁

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on


Ditën e djeshme, teksa përballë vetes në emision Fjoralba ka pasur Dalina Buzin, kjo e fundit në rolin e intervistueses për audicion ka pyetur Fjoralbën lidhur me debatin që e nisi Olti Curri.

Fjoralba e pati përgjigjien në majë të gjuhës, duke thënë me vetëbesim e siguri të plotë që ironitë e Olti Currit nuk e dëmtojnë aspak dhe se nuk ka ndërmend të lejojë askënd t’i prishë imazhin. As e anashkaloi debatin siç bëjnë shumica, teksa thonë që s’duan të flasin. As nuk e ofendoi siç Noizy i tha gay, por me plot finesë u përgjigj duke i treguar Olti Currit vendin.

“Nuk dua ta trajtoj si rast specifik, sepse mendoj që kam marr mjaftueshëm vëmendje nga kjo gjë. Komente negative ka pasur edhe përpara këtij rasti edhe gjatë këtij rasti, të cilat nuk më kanë penguar që të vazhdoj drejt suksesit që aspiroj. Për sa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembëroj imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll.”, ka treguar ajo.

Kujtojmë se Olti Curri ka përfunduar edhe në gjyq nga disa prej personazheve të njohur në vend por reagimi i Fjoralbës ishte si i një burrneshe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com