Lajme

30 December 2018

Flaka Krelani: Për lidhjen time të fundit publiku nuk e ka ditur, vetëm familja i di gjërat e mia personale

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka pasur për detyrë që të përfundojë një nga fjalitë që stafi i emisionit kishte nisur dhe lënë në gjysmë enkas për të.
Në njërën nga fjalitë, ajo duhej të plotësonte fjalët që tregojnë për lidhjen e saj të fundit.
Këngëtarja Krelani u shpreh: “Herën e fundit kur kam qenë në lidhje publiku nuk e ka ditur, pasi vetëm familja i di gjërat e mia personale”.

E në fakt duhet pranuar që Flaka ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, duke mos u prononcuar asnjëherë rreth kësaj çështje në publik, dhe thashethemet për të kanë qenë të pakta.

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com