Flet moderatorja e famshme! ”Programi më i ndjekur drejt fundit”
Moderatorja e famshme e “The Ellen Show” është shprehur për Neë York Times se po mendohet për vendimin që do të marrë kur kontratës t’i vijë fundi në 2020-ën.
Komediania e njohur është ende në dilemë për vendimin që do të marrë, por deri më tani po dëgjon këshillat e 2 njerëzve më të rëndësishëm të saj: vëllait dhe gruas, aktores Portia de Rossi.
“Ajo (gruaja) mërzitet shumë kur dëgjon që im vëlla më thotë se unë s’mund të ndaloj!”- është shprehur Ellen, pasi bashkëshortja e saj nuk mendon se Ellen po shfaq gjithë potencialin e saj në një program të tillë.
Moderatorja, e cila programin e saj të parë e mbajti 15 vjet më parë, e ka shndërruar “The Ellen DeGeneres Show” në programin më të dashur për amerikanët dhe jo vetëm. Që prej emisionit të parë në 2003-in, Ellen ka drejtuar mbi 2000 emisione, në të cilat janë bërë pjesë një pjesë e mirë e VIP-ve të Hollywood-it.