Flet vajza e Michael Jackson “Nuk është funksioni im ta mbroj atë”
Vajza e Michael Jackson duket se nuk do të ndërhyjë në lidhje me akuza që po i bëhen babit të saj mbretit të popit Michael Jackson.
Një javë pasi u publikua dokumentari “Leaving Neverland” në të cilin dy burra akuzuan Jackson se abuzoi me ta seksualisht kur ishin fëmijë.
“Nuk ka asgjë për të shtuar, në lidhje me atë që është thënë për sa i përket mbrojtjes së tij,”-shkroi 20-vjeçarja në Twitter.
Modelja lavdëroi kushëririn e saj të dytë Taj Jackson, i cili ka udhëhequr një fushatë mediatike kundër dokumentarit dhe po mbështetet një film rival.
“Taj po bën një punë të shkëlqyer,”-tha Paris. “Unë e mbështes atë por nuk është ky funksioni im.”
20-vjeçarja, është fëmija i dytë nga tre fëmijët e Michael, u kërkoi fansave më parë të qetësoheshin, në vend që të mendonin për akuzat.