Flirt mes Bella Hadid dhe Leo DiCaprio
Leonardo DiCaprio di mirë se si ta shijojë jetën e tij si një beqar. Protagonisti i “The Revenant” është fotografuar duke u shoqëruar me disa femra të ndryshme që nga ndarja e tij me modelen Nina Agdal. Së fundmi ai është fotografuar me Bella Hadid, e cila ka ndaluar pranë tavolinës së tij në amfAR gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në 2017.
DiCaprio është fotografuar teksa po bënte një bisedë të ngrohtë me Hadid, e cila ishte veshur me një fustan që nxirrte në pah kurrizin e saj. Në një moment, Hadid ëshë fotografuar teksa vendos dorën tek shpatulla e aktorit.
Kaq është dashur që mediat të spekulojnë për një ngacmim mes dyshes edhe pse deri tani mbetet në kuadrin e një thashethemi.