Flirt mes Rita Orës dhe Katy Perry, gjoksi i këngëtares lë pa fjalë edhe shoqen e saj
Ato të dyja i kanë kënduar këngë puthjeve me vajzat, Katy Perry me këngën “I kissed e girl” dhe Rita Ora me “Girls”. Gjithashtu ato nuk e kanë pasur problem shkëmbimin e puthjeve në buzë me vajza të spektaklit. Disa herë sepse e kanë ndjerë e herë të tjera për të pozuar në një mënyrë paksa më provokuese.
Fotoja e fundit e postuar nga artistja shqiptare duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve, përfshirë këtu edhe mikeshës së saj, Katy.
“Gjoksi yt është … lëre fare” – shkruan këngëtarja në foton ku Rita pozon nga Malta, e veshur me bikini të bardha. Mirëpo edhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ia ka kursyer përgjigjen.
“Do të të rrah me gjoksin tim” – i shkruan Rita Ora.