Flor Mumajesi dhe Elvana Gjata bëhen meme në rrjet
Nga miqësia disa vjeçare ku edhe u përfol për një dashuri mes tyre edhe pse kurrë nuk u pranua, Flori dhe Elvana sot nuk flasin më me njeri-tjerin dhe ju e dini shumë mirë historinë, mos t’ju lodhim kot me detaje që i keni lexuar. Nejse!
View this post on Instagram
Jam shum i prekur nga kto te dy 💔 kan 2 vejt qe i bojn dedikime me keng njeri tjetrit
Së fundmi Flori dhe Elvana janë bërë meme në rrjet. Një faqe meme-sh në Instagram, “o.zysh2” ka marrë një debat nga “Shihemi në gjyq” e programit të Gjebreas, teksa burri i thotë ish-bashkëshortes së tij: “Ku janë moj fjalët që më thoshe arushi im, ku janë? Ku janë fjalët e tua. Fol moj ku jan”- janë fjalët e zotërisë të cilit faqja në Instagram ka vendosur mbi të imazhin e Flori Mumajesit dhe tek ish-bashkëshortja e tij imazhin e Elvanës.