Flori frymëzohet nga Big Bang?
Që artistët e muzikës shqipetare frymëzohen nga artistët e huaj kjo dihet. Madje dhe të kopjosh stilin apo muzikën e artistëve të huaj nuk është më gjë e re. Por që artistët shqiptarë të frymëzohen nga njëri tjetri kjo ndodh vetëm në rastin kur kemi të bëjmë me artistë të panjohur që kanë nevojë për famë. Flori Mumajesi në fakt nuk ka nevojë për famë, por me këngën e fundit në bashkëpunim me Ledrin ‘Nuk ma la’, kemi konstatuar që ka një ngjashmëri të madhe me këngën ‘Hajt Hajt’ të Gjikos ku producent është vëllai i këtij të fundit Big Bang. Mbase suksesi ndërkombëtar i këngës Bon Bon të Era Istrefit prodhuar po nga Big Bang ka bërë që producentët e tjerë shqiptarë, për të mos thënë po e kopjojnë të paktën po frymëzohen nga ai.