Flori Mumajesi gazetarëve: Ku ishit më parë?
Këngëtarit dhe producentit të njohur Flor Mumajesi sëfundmi i është lakuar shumë emri në portalet e ndryshme të showbizit, të cilat kanë spekuluar për një romancë mes tij dhe Elvana Gjatës. Madje thashethemet vazhduan me një shtatëzani të këngëtares dhe së fundmi me ndarjen e artistëve. Ditë më parë Flori postoi në profilin e tij në Instagram një foto krah së cilës shkruhej: Disa thonë që kush të do kthehet, por e vërteta është që kush të do vërtetë nuk të braktis kurrë.
Kjo mjaftoi që portalet të flisnin për një ndarje mes çiftit duke e marrë të mirëqenë që i dedikohej hibërëses së “Lejla”.
Por nuk vonoi kundërpërgjigja e producentit. Ai postoi sërisht një foto në Intagram ku shkroi:
“Per te gjithe ata te “çuditurit” qe lexojne statuset e mia ne fb apo ketu,ku ishit kur une nxirrja shprehje te tilla edhe me perpara?! – Kush me ka njohur nuk do me harroje kurre. Kush me ka harruar nuk me ka njohur vertet…! (Viti 2013)
– E verteta eshte se cdokush do te te lendoje. Ti vetem duhet te gjesh ata per te cilet ja vlen te vuash! (Viti 2014)
– Jeta vazhdon, kujtimet mbesin! (Viti 2015)
– Mos i lendo asnjehere njerezit qe te duan shume sepse ata nuk do te hakmerren, por do largohen pergjithmone… (Viti 2016)”