Flori Mumajesi merr vendimin përfundimtar lidhur me karrierën e tij
Jo më larg se një muaj kantautori i njohur Flori Mumajesi nëpërmjet një postimi në instagram lajmëroi fansat se do të shkëputet nga muzika.
Flori gjithnjë ka folur për pakënaqësitë lidhur me industrinë muzike në Shqipëri dhe mesa duket ky fakt e ka cuar deri në marrjen e vendimeve të tilla.
“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua.”
Kështu shkroi Flori në një postim në Instagram, postim ky i fundit që mori mjaft reagime. Të shumta ishin mesazhet që ai mori nga fansat, kolegët dhe miqtë ku i kërkonin të mos hiqte dorë. Këtë vetë këngëtari e bëri publike me anë të një videoje. Ai sqaron se pavarësisht se e ka menduar seriozisht disa herë, ende nuk është gati të heqë dorë nga muzika. Mesazhet e shumta që ka marrë dhe dashuria e madhe për muzikën janë dy nga arsyet më të forta që kanë ndikuar në marrjen e vendimit të tij.