Flori Mumajesi/Getoar Selimi- Luftë apo Paqe
Jo pak janë grindjet mes dy këngëtarëve kohët e fundit, sidomos kur doli edhe lajmi për hedhje në gjygj. Ndonëse i kemi parë bukur bashkë duke krijuar shumë hite, largimi qe patën mes njëri-tjetrit po zë një vend të mirë në debatet e fansava të tyre. Janë në luftë apo në paqe? E vështirë të përcaktosh një gjë të tillë pasi ditë më parë ata postuan një foto në faqet e tyre zyrtare ne facebook, ku të dy artistat shihen bashkë. Ndërkaq pranë fotos kanë lënë mbishkrimin “Ata që e din, ata që se dinë, Tiranë-Prishtinë”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë rrëth takimit të tyre.