Florian Marku nuk njeh kundërshtar, mposht rumunin në MMA
Mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, boksieri Florian Marku fitoi ndeshjen e tij ndaj kundërshtarit rumun Ioan Vranceanu në Mixed Martial Arts (MMA). Marku tregoi edhe njëherë që është i pamposhtur duke e hodhur “knock-out” në raundin e dytë rumunin. Por ai ishte dominues ndaj kundërshtarit që në raundin e parë.
“Qëllimi është që të arrijë në UFC. Shumë persona kanë ëndërruar që të jenë atje, por unë do të jem atje” , tha menjëherë pas dyluftimit Florian Marku.
Përballja midis tyre u zhvillua në praninë e shumë fansave kuq e zi ku duhet të përmendim dhe pjesëmarrjen e veçantë të reperit të njohur Noizy, i cili ishte aty për ti dhënë mbështetjen mikut të tij dhe për të argëtuar publikun me këngët e tij.