Lajme

18 February 2019

Florit nuk i ndahet shpirti nga Elvana!

Florit nuk i ndahet shpirti nga Elvana!

Elvana duket se gjithçka e ka lënë pas. Pa komente, dedikime apo thumbime. Flori, ish miku apo ish i dashuri i Elvanës, për këtë të fundit nuk jemi shumë të sigurt sepse kurrë nuk na e konfirmuan, vazhdon që hera herës t’i mbesë mendja dhe shpirti tek Elvana.

“Plas” me të cilën konkuroi në “Kënga Magjike”, Flori thuhej se ia dedikonte Elvanës. Fansat mendonin se dukej hapturazi.

 

Në disa story të publikuar disa ditë më parë ku me fytyrën e tij krahasonte emoji-t e internetit, Flori kishte marrë një foto me Elvanën dhe e kishte prerë, mirë po medias nuk i shpëtoi ky detaj.

 

Së fundmi, teksa Elvana ka performuar në Kosovë si e ftuar speciale për 11-vjetorin e pavarësisë, Flori ka qenë i ftuar së bashku me “ThreeDots” në Zvicër, nga ku ka uruar edhe popullin e kosovës me anë të një postimi në Instagram teksa shkruan: “Urime, 11 vjet shtet. Gjaku im”– shkruan Flori bashkangjitur fotos së flamurit të kosovës.

Deri këtu jemi në rregull, mirë po nëse kthehemi pas në kohë kujtojmë se Elvana ka kënduar një këngë pikërisht me këtë titull, me kompozim të vetë Florit dhe me tekst të Dalina Buzit.

Të ketë qenë vallë rastësi? Këtë nuk e dimë me siguri por Florit nuk i ndahet mendja dhe shpirti nga Elvana, kjo është pak dhe e sigurt. Nëse akoma se keni kuptuar PSE-në, ri-lexoni edhe njëherë artikullin

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com