“For You” nga Rita Ora dhe Liam Payne arrin shifrën e 100 milion dëgjimeve në Spotify
Rita Ora vazhdon me sukseset e njëpasnjëshme. Bashkëpunimi me Liam Payne është ndër më të dëgjuarit në platformat e ndryshme të shpërndarjes së muzikës. Kënga “For You” ka arritur në këtë mënyrë një tjetër sukses duke kaluar shifrën prej 100 milionë dëgjimesh në Spotify. Këtë njoftim e ka bërë Rita përmes rrjeteve sociale.
“Kjo është çmenduri, Faleminderit që e dëgjoni For You’ në Spotify”, ka shkruar Rita.
“For You” është dueti i Liam Payne dhe Rita Orës që u realizua si temë muzikore e filmit “Fifty Shades Freed”. Kënga u publikua më 5 janar përmes Universal Studios, Capitol Records dhe Atlantic Records UK.
Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua më 26 janar 2018 dhe është klikuar mbi 80 milionë herë në YouTube.