Lajme

07 January 2018

“For You”, nga Rita Ora dhe Liam Payn një sukses i vërtetë

||
0 Comment
|

Në ditët e para të vitit 2018, Rita Ora pasi uroi fansat e saj për festat e fundvitit u premtoi se shumë shpejt do të sillte projekte të reja për ta. Një ndër këto projekte është bashkëpunimi me këngëtarin e grupit “One Direction”, Liam Payne dhe së bashku ata publikuan këngën për filmin “Fifty Shades Freed”.

Menjëherë pas publikimit, kënga “For You” pati një ndikim të jashtëzakonshëm te publiku, duke kryesuar kështu listën në iTunes për Mbretërinë e Bashkuar.

Rita dhe Liam publikuan pjesë të këngës në Instagram, duke i falënderuar fansat e tyre për mbështetjen.

“Dua t’ju them faleminderit shumë për gjithë mbështetjen ndaj meje dhe Liam Payn për këngën ‘For You’! Liam është shumë i këndshëm për të punuar dhe mezi pres që të performojmë drejtpërdrejt me të”, ka shkruar Rita në një postim.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com