Lajme

09 August 2017

FORBES na njeh me 10 Dj më të paguar, listën e kryeson…

Clavin Harris ka kryesuar listën e “Forbes” të Dj-ve më të paguar në botë për të pestin vit radhazi, duke mposhtur Tiesto dhe The Chainsmokers.

Ylli skocez 33-vjeçar ka fituar rreth 37.4 milionë paund në periudhën qershor 2016 deri në korrik 2017, falë rezidencës së tij në Las Vegas dhe performancave nëpër festivale.

Producenti dhe Dj gjithashtu ka publikuar albumin “Fund Wav Bounces-Vol 1”, në fillim të kësaj vere, si dhe ka prodhuar muzikë për artistë si Katy Perry dhe Pharrell Williams.

Në vendin e dytë pozicionohet Tiesto me rreth 30 milionë paund fitim vetëm vitin e kaluar dhe kjo falë performancave “live”. Ndërsa në vendin e tretë renditej The Chainsmokers me të ardhura rreth 29.2 milionë paund.
Më poshtë keni listën e plotë të 10 DJ-ve më të paguar
1. Calvin Harris ($48,500,000)
2. Tiesto ($39,000,000)
3. The Chainsmokers ($38,000,000)
4. Skrillex ($30,000,000)
5. Steve Aoki ($29,500,000)
6. Diplo ($28,500,000)
7. David Guetta ($25,000,000)
8. Marshmello ($21,000,000)
9. Martin Garrix ($19,500,000)
10. Zedd ($19,000,000)

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com