Fotografi i njohur flet për zënkën mes Angjelinës dhe Beatrix: “Njerëz jemi,debate kemi!”
Ditën e djeshme fotografi i njohur Endrit Mertiri ka qënë i ftuar në një emision radiofonik ku në bisedë e sipër ka vendosur për flasë për zënkën mes dy kushërirave Angjelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj.
“Sigurisht që s’më takon mua të flas për këtë çështje, por meqë m`u dha rasti kam një mesazh për mediat dhe publikun nisur edhe nga historia ime. Njerëz jemi dhe debate kemi”, u shpreh fotografi.
Ai u ndal pak edhe tek zënka e tij me miken e ngushtë Aurela Hoxhën, me të cilën nuk kishte folur për një javë:
“Unë me Aurela Hoxhën zihem shpesh për gjëra që nuk biem dakord. Qëndruam një javë pa folur një herë dhe mediat e bënë qimen tra, ndërkohë që ne më pas u pajtuam. E kuptoj që duan klikime dhe kjo është puna e tyre, por hiperbolizimi i situatave nuk është një gjë e mirë”, tha Endriti.