Fotoja e parë e vogëlushit të Chrissy Teigen dhe John Legend do ëmbëlsojë ditën tuaj
Chrissy Teigen dhe John Legend vetëm pak ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë. Pas vajzës së tyre erdhi në jetë edhe një djalë. Lajmin e ardhjes në jetë të bebit të tyre të dytë e dha vet modelja e njohur nëpërmjet një postimi në Twitter.
Por përmes faqes së saj në Instagram, Chrissy ka ndarë imazhin e parë të vogëlushit të saj, të cilin e ka shoqëuar me një dedikim emocionues. “Përshendetje botë! Ky është Miles Theodore Stephens. Familja jonë ndihet e mbingarkuar me dashuri. Faleminderit për të gjitha urimet tuaja!’, shkruan Chrissy në postimin e saj.