Fotot e para të princit të vogël pranë motrës së tij janë të adhurueshme
Fotot e para të vogëlushit më të ri të familjes mbretërore janë bërë publike. Princi Louis duket shumë i ëmbël i fotografuar pranë motrës më të madhe. Fotoja e parë është bërë më 26 prill, vetëm tre ditë pasi ai kishte ardhur në jetë, ndërsa fotoja e dytë është bërë më 2 maj për ditëlindjen e princeshës së vogël. Charlotte duket e adhurueshme teksa puth në ballë vëllanë e saj.