Fotot nudo të Tupac, bizhuteri dhe tekste këngësh të papublikuara dalin në ankand
Disa foto të papublikuar kurrë më parë të reperit Tupac Shakur do të dalin në ankand, ditën e mërkurë.
Njëra prej tyre, ajo që shfaq organin gjenital të reperit, e pacensuruar do të shitet në ankandin “Gotta Have Rock and Roll” me një çmim fillestar prej 15.000 dollarë.
Ish e dashura e reperit, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, e ka bërë këtë foto.
“Kjo foto nudo e Tupac është bërë në vitin 1990 në një festë. Gjithmonë reperi, në raste të veçanta, ulte pantallonat e tij dhe surprizonte miqtë e tij”, ka thënë ish e dashura e reperit.
“Në këtë mbrëmje të veçantë, kur unë kisha ndezur aparatin për të bërë foto, ai po bënte atë xhest. I thashë se do ta zmadhoja foton nëse ai nuk i vishte pantallonat por ai nuk lëvizi. Këto foto tregojnë Tupac-un shakaxhi, spontan dhe të lirë”. Përpos kësaj fotoje janë edhe disa të tjera ku ai shfaqet në shoqërinë e miqve të tij.
Gjithashtu në këtë ankand do të dalin edhe tekste këngësh të shkruara nga ai me shkrim dorë me një çmim fillestare prej 35 mijë dollarësh.
Këngë të papublikuara, bizhu, pistoleta e personalizuar, çertifikata e vdekjes dhe shumë materiale të rëndësishme do të gjendet gjithashtu në këtë ankand.