French Montana me veshje të njëjtë si këngëtari kosovar Ibra
French Montana ka habitur së fundmi me veshjen e tij karakteristike. Ai në një postim në Instagram shihet i veshur me një pallto të bardhë me mbishkrime. Por, një veshje e ngjashme është parë edhe te këngëtari Kosovar, Ibro Deliu.
Madje ai në një postim në Instagram ka akuzuar reperin ndërkombëtar për inspirim prej tij. Ibra u shfaq në “Prishtina Fashion Night” me xhaketë të verdhë e cila po ashtu kishte të shkruara shumë mbishkrime.
Nuk dihet nëse kjo ishte një koincidencë apo nëse vërtet Montana është inspiruar nga këngëtari kosovar. Dihet tashmë lidhja e French Montanas me artistët shqiptarë, pasi ai ka realizuar një duet me Era Istrefin, dhe ishte pjesë e klipit të Dafina Zeqirit.