French Montana në kopertinën e revistës prestigjoze
Kjo verë ka qenë e nxehtë për French Montana. Përveç suksesit të këngës së tij “Unforgettable” me Swae Lee, ai gjithashtu publikoi albumin e dytë në studio ‘Jungle Rules’ si dhe nxorri në treg shijen e tij të Ciroc “French Vanilla”. Ai gjithashtu dhuroi një shumë të madhe parash për organizatën “Mama Hope” për të ndihmuar gratë dhe fëmijët në Ugandë.
Sot, Montana publikoi në Instagram foton e përdorur për kopertinën e muajit gusht të revistës ‘Paper Magazine’. Fotoja është shkrepur në të vetmin qytet blu në botë, Marok.