Lajme

15 March 2018

“Fshatarja ime” nga Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu arrin sukses në Zvicër

Pak ditë më parë, Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikuan remiksin e këngës “Fshatarja ime” që erdhi si dhuratë në 50 vjetorin e karrierës së Sabri Fejzullahut. Kjo këngë, ndonëse pa videoklip u pëlqye shumë dhe po dëgjohet së tepërmi madje edhe në Zvicër.

“Fshatarja ime” në versionin remix është e para në shtetin zviceran dhe lajmin e ka bërë të ditur Ermali përmes një postimi në rrjetet sociale. Ledri dhe Ermali befasuan të gjithë me videoklipin e tyre të ri të publikuar së fundmi. Ledri madje pritet që të publikojë album gjatë këtij viti duke pushtuar tashmë skenën me pesë videoklipe.

Nr 1 trends zvicerr ? #fshatarjaime

Un post condiviso da Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com