Lajme

05 December 2018

Fustani i Paris Hilton i 16 viteve më parë po frymëzon vajzat më të njohura ditët e sotme

Për 21-vjetorin e saj, Paris goditi në shenjë me një fustan të argjendtë me shkëlqim, shumë ekstravagant, i hapur te pjesa e gjoksit, me rripa të hollë dhe i shoqëruar me një chocker në qafë. Edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, ky fustan vazhdon të frymëzojë shumë vajza.

Ishte Kendall Jenner ajo që e risolli këtë fustan në një version më modern dhe e veshi për 21-vjetorin e saj. Fustani i veshur nga Kendall ishte i markës LaBourjoisie dhe kushtonte 9000$.

Vitin e kaluar edhe Lori Hoxha zgjodhi një fustan të ngjashëm për ditëlindjen e saj, por në ngjyrë ari. Dhe nuk mbaron me kaq, dje Kim Kardashian ka zgjedhur një fustan që ngjason me atë të Paris, Kendall dhe Lorit për sfilatën e Versace-s. Veshja e Kim-it i përket koleksionit të Gianni Versace-s “Dimër 1997”.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com