Fustani me pupla i Rita Orës tërheq vëmendjen…
Rita Ora vazhdon të tërheqë vëmendje me zgjedhjet e saj të veshjeve në daljet publike.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qenë e ftuar në edicionin gjerman të ‘The Voice’ për të interpretuar hitin e saj më të fundit, “Anywhere”.
Për këtë rast, 27-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan me pupla që e kishte kombinuar me çizme të gjata.
Ajo e ka postuar edhe një fotografi në Instagram me këtë veshje, ndërsa jo të gjitha komentet ishin pozitive për zgjedhjen e saj.