Lajme

22 January 2018

Fustani me vlerë mbi tremijë euro i Anxhelina Hadërgjonaj…

Anxhelina Hadërgjonaj ka shkëlqyer në evenimentin ODA në Tiranë, ku ishin të pranishme shumë bukuroshe shqiptare. Për këtë ngjarje, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj kishte veshur një fustan të zi, të gjatë, i cili ishte transparent.

Natyrisht se dukja e saj u ka rënë në sy fansave të saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë dhe i kanë kushtuar vëmendje fustanit të zgjedhur nga Anxhelina. Fustani njihet si ‘Argentina Gown’ dhe është pjesë e koleksioneve të dizajnerit Walter Mendez.

Në faqen e këtij dizajneri, ky fustan e ka çmimin 3.995 dollarë. Në këtë eveniment, Anxhelina është shoqëruar nga Beatrix Ramosaj dhe modelja e njohur Vildane Zeneli. Në profilet e tyre në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e përbashkët e tri bukurosheve.

#waltercollection

Un post condiviso da Walter Mendez (@waltercollection) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com