G4SHi dhuron spektakël të vërtetë në Prishtinë
Reperi shqiptar me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në Festivalin Sunny Hill.
Mijëra fansa të muzikës janë grumbulluar edhe në natën e dytë të festivalit të madh muzikor që po zhvillohet në parkun e Gërmisë.
Ylli i muzikës hip-hop që jeton në Brooklyn i ka bërë për vete fansat me performancën e tij mahnitëse.
Një nga momentet interesante ka qenë edhe hedhja e tij nga skena dhe pritja nga publiku.
Labinot Gashi është me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA, ku ka migruar me prindërit e tij.
Që nga vera e vitit të kaluar, ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation.