Lajme

08 May 2018

Gareth Bale bëhet baba për herë të tretë, ja emri unik që zgjodhi për djalin e tij

Futbollisti i njohur ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tretë të tij dhe Emma Rhys-Jones. Ata kanë pasur deri më tani dy vajza – Alba Violet, pesëvjeçare dhe Nava Valentina, dyvjeçare.
Sulmuesi i Real Madridit ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram lajmin e lumtur teksa ka publikuar edhe një imazh të djalit që e ka pagëzuar me emrin Axel Charles Bale.
“Ne jemi të lumtur të mirëpresim një djalë në familjen tonë këtë mëngjes. Axel Charles Bale 08.05.18”, ka shkruar në Instagram, Bale.

Ky i fundit do të martohet këtë vit në një kështjellë italiane me të dashurën që e njeh nga fëmijëria.
Çifti i dashur është së bashku më shumë se dhjetë vjet dhe besohet se janë takuar gjatë shkollës së mesme në Whitchurch.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com