Lajme

10 January 2018

Gareth Bale zgjedh Beyonce që të performojë në dasmën e tij por shifra që ajo kërkon do ju habisë…

||
0 Comment
|

Ceremonia e martesës është dita më e lumtur e një çifti, por edhe më të veçantë atë e bënë organizimi për dasmën.

Një gjë të tillë po pret ta përjetojë për pak ditë futbollisti i njohur Gareth Bale, i cili ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali. Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar fillimisht për muzikën e cila do të argëtojë të ftuarit.

Kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore, pjesë e së cilës mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, por jo si e ftuar, por si këngëtare.

“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar jo më pak se 1.5 milion euro për të performuar në dasmën e fubollistit Gareth Bale.
Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për Balen, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com