Gashi na surprizon sërish, poston foto në krah të Drake
Ai nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është krenar për origjinën e tij shqiptare. Madje, reperi i hitit “Creep On Me” e ka gdhendur shqiponjën në dorë dhe pozon në çdo foto me një varëse me shqiponjën dykrenare në qafë.
Kujtojmë që talenti i Gashit u nxorr më në pah falë Dj Snake, i cili e suportoi shumë reperin e talentuar. Gashi më vonë nënshkroi kontratë edhe me labelin e Jay Z. Së fundmi ai ka bashkëpunuar me French Montana-n dhe DJ Snake si edhe pritet të publikojë projekte të tjera me artistë të tjerë shumë të njohur.
Tashmë ai shoqërohet edhe me yllitn botëror Drake, madje pas një koncerti të reperit ata ishin edhe në një party së bashku në të njëjtën tavolinë.
“KosOVO” shkruan reperi shqiptar, teksa në qafë mban varsen me shqiponjën dykrenare.