Lajme

23 August 2018

Gashi publikon këngën e re “Creep On Me” në bashkëpunim me French Montanën dhe DJ Snake

Reperi i njohur kosovar, Gashi, i cili prej vitesh jeton në Amerikë, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Creep on me” mban titullin kënga e tij e re, të cilën ai e sjell në bashkëpunim me reperin shumë të njohur, Fench Montana, dhe DJ Snake.
Kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio, ndërsa pritet që së shpejti të vijë edhe me klip.

Gashi është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, ndërsa vetëm pak ditë më parë ai ishte prezent në Kosovë, ku perfomroi në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.
Ai ndezi atmosferën për të pranishmit, teksa u ndje i lumtur që pati rastin për herë të parë të perfomojë para fansave të vendit të vet.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com