Lajme

14 November 2017

Gashi, reperi shqiptar që po korr sukses ndërkombëtar

Fillimisht reperin e famshëm shqiptar Gashi e kemi njohur nga bashkëpunimi i tij me Adelina Ismailin në hitin “Karma”.

Edhe pse ai ka emigruar që në fëmijëri në Shtetet e Bashkuara duke ngjitur shkallët e karrierës muzikore, Gashi kurrë nuk i ka harruar rrënjët e tij. Shpeshherë në këngët e reperit gjejmë detaje shqiptare si varset me shqiponjën dykrenare apo shprehje në tekstet e këngëve si ‘Shqipe we made it”.

Ai është mëse i njohur në Amerikë por fama e tij duket se ka mbërritur edhe në Europë pasi vende të ndryshme po shkruajnë për talentin e tij. Portale të ndryshme online e kanë renditur atë në 11 artistët më me influencë në New York.

Gjithashtu, portali i rep-it ndërkombëtar “Hip Hop Since 1987” ka shkruar për projektin e tij të fundit muzikor të quajtur “No No”. Kjo prurje ka vetëm 2 ditë që është publikur dhe në “Spotify” duke ka marrë mbi 1 milion dëgjime që vërtetojnë kështu sukseset e Gashi-t.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com