Lajme

26 November 2018

Gaz Paja e quan të dashurën e tij ”e bukura e dheut” dhe ajo është vërtetë e tillë

“E bukura e dheut”, kështu e quajtën Ori dhe Isli të dashurën e Gaz Pajës pak kohë më parë, kur ai ishte i ftuar në “Wake up” dhe vetë Gazi e konfirmoi. Ori me Islin, që e njihnin bukuroshen që i ka fituar zemrën aktorit të njohur të “Portokallisë”, thanë se Ira (kështu quhet) është një bjonde e bukur që i shkëlqejnë syçkat sa herë që shikon Gazin.

Edhe pse nuk deshi të fliste më shumë, Gazi pranoi se ishte në një lidhje, ndihej shumë mirë dhe se është i lumtur: “Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”, – tha ai.

Pak ditë më parë, Gazi dhe Ira janë parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Kult dhe këto foto , thjesht vërtetojnë se ‘e bukura e dheut’ qenka vërtet e tillë. Siç shihet, çifti është fotografuar në momentin e hyrjes si edhe gjatë darkës, ndërsa i gëzohet spektaklit.

Disa muaj më parë, Panorama ka publikuar edhe disa foto të tjera, ku Gazi dhe e dashura e tij shfaqeshin duke shkëmbyer puthje e përqafime në një event ku ishin të ftuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com