Gazetari i BBC i thotë Taylor Swift se duhet të lahet por reagimi i saj do iu habisë
Taylor Swift ka filluar së fundmi turin e saj ‘Reputation’ dhe performancat e saj kanë ndezur skenat në çdo vend të botës. Pikërisht pas përfundimit të njërës prej tyre këngëtarja është intervistuar nga gazetari i BBC, Greg James. Sapo e takon ashtu të djersitur nga performanca, Greg nuk nguron t’i vejë në dukje faktin se duhet të lahet, por Taylor nuk u mërzit fare nga kjo mënyrë e të folurit. Me gjithë sportivitetin e mundshëm ajo i thotë: “Ke të drejtë, duhet të lahem”. Fansat që e kanë parë videon kanë reaguar jo mirë ndaj gazetarit sepse i kanë konsideruar ofenduese fjalët e tij.