Gazetari shkruan se Riri po sjell trendin e shëndoshjes dhe pushohet nga puna
Të gjithë e kemi parë dhe komentuar shtimin në peshë të Rihanna-s.Shumë portale e gazeta kanë shkruar për peshën e saj së fundi një nga këta ishte dhe gazetari me emrin Chris Spags ‘Spagnuolo i cili shkroi një artikull të diskutueshëm rreth pamjes së trupit të Riri për Barstool Sports.
Spagnuolo në artikullin e titulloi, ‘A po sjell Rihanna trendin që të jesh i shëndoshë si Hot New Trend?’
Autori, i cili spekuloi se ajo ‘po shkonte për vendin e Ashley Graham në hierarkinë me madhësi të madhe’, u përmbyt me kritika lidhur me postimin, Më vonë shkrimi u hoq. Shkrimtari u pezullua më pas dhe njoftoi në Twitter se ai do të punonte ‘ditën e tij të fundit zyrtare’ me kompani të enjten.