Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son paralajmërojnë bashkëpunimin e tyre “Andërr”
Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son kanë ditur gjithmonë të sjellin bashkëpunime shumë të dëgjuara. Reperët kanë ditur gjithmonë të sjellin projekte të suksesshme. Përmendim: “Albanian”, “Era e saj”, “Shqip Dance”, “A t’merr Malli”, të cilat janë disa prej projekteve të suksesshme të dyshes së reperëve shumë të dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi Genci ka paralajmëruar projektin e tij të ri në rrjetin social Instagram. “Andërr” titullohet kënga e re e cila pritet të vijë e shoqëruar me një videoklip.
Një realizim ky nga shtëpia BlackFish Entertainment që do të vijë i kompletuar, teksa bashkëpuntor është edhe Lyrical Son. Projekti pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim teksa dy emrat e njohur po bëhen gati për një verë të ngarkuar me koncerte.