Lajme

16 May 2018

Genc Prelvukaj shpërthen në ironi pas kritikave të disa kolegëve të tij

Së fundmi, reperi i hiteve “A t’merr malli”, “Shi bie në Tiranë” lançoi këngën e re, ‘Andërr’, në bashkëpunim me Lyrical Son. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku, megjithatë kishte nga ata persona që i kanë shkruar personalisht Gencit, duke e kritikuar për këtë projekt.
Reperit i kanë shkruar disa kolegë në muzikë, të cilët e akuzonin se kishte përdorur Autotune dhe se muzika në këngë ishte më e lartë se vokali i këngëtarëve.
Mesa duket këto mesazhe nuk i kanë pëlqyer aspak Gencit, i cili ka shpërthyer në ironi me një shkrim në Instastoryn e tij.
“Në çfarë bodrumi i keni studiot, se pas 15 viteve punë në studiot tona, po e ndërroj e po vij. Të vjetrit kanë thënë që shkencëtarët si ju i duhen kombit, e duhet i madh e i vogël me ju marrë shumë seriozisht. E kam ditur gjithmonë që edhe pse skeni më shumë vjet, keni potencial gjenial”- shkruan Genci me ironi.
“Ju s’jeni për këtu, jeni për punë e shtete të mëdhaja, shokë. Veprat tuaja kishin me u ligjëru në akademitë më të mëdhaja në botën e muzikës, veç që s’keni kohë me i kriju ato. Kritikat tuaja kanë substancë, kanë vlerë, kanë filozofi brenda. Ju jeni të pazëvendësueshëm. Veç një problem e kam unë, që s’jua mbajta mend emrat. Do t’ja zërë frymën xhelozia disa njerëzve.”- e mbyll reperi shkrimin e tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com