Genc Prevlukaj premton befasi nëpërmjet projektit më të ri muzikor “Dimër”
Genc Prevlukaj vitin e nisi duke bashkëpunuar me dy DJ-të, mjaft të njohur Gagz dhe PM, me projektin “Unstoppable”, i cili deri më tani është klikuar mbi 870 mijë herë në YouTube. Genci ka paralajmëruar gjithashtu një tjetër këngë të re të cilën do ta sjell tani solo.
“Dimër”, titullohet kënga e re e këngëtarit, i cili do të shoqërohet edhe me një video të veçantë. Kënga bën fjalë për një histori dashurie dhe është punuar nga vetë ai. Genci ka pohuar se videoja më e re do të publikohet gjatë javëve të ardhshme dhe se do të jetë një befasi për publikun.