Genta Ismajli nuk njihet në imazhin e fundit, fansat e kritikojnë për ndërhyrjet estetike
Genta Ismaili vetëm pak javë më parë publikoi “Zemra thyhet”, një këngë e cila rezulton mjaft e suksesshme. Genta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku së fundmi ka publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram të cilat kanë marrë komente vërtet negative nga ana e fansave. Ajo duket shumë ndryshe me pamjen e saj, me sy bojëqielli është tepër e vështirë ta njohësh Gentën. Fansat nuk i kanë kursyer komentet negative në drejtim të saj duke u shprehur se ndjehen të zhgënjyer jo vetëm nga lentet por edhe ndërhyrjet në buzë.